"Rekuiemi gjerman", premierë në TKOB

"Rekuiemi gjerman", premierë në TKOB
Vepra simfonike “Ein Deutches Requiem”, vjen premierë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nga Johannes Brahms në datën 18 dhe 19 prill në orën 19.00.

Kjo vepër vjen për herë të parë në Teatrin e Operas dhe Baletit, nën dirigjimin e të njohurit Matteo Pagliari si dhe me pjesëmarrjen e veçantë të sopranos së njohur shqiptare Ulpiana Aliaj, e cila interpreton prej 9 vitesh në Itali.

opera

Në një konferencë për mediat drejtori i Teatrit Kombëtarë të Operas dhe Baletit Ilir Kerni, u shpreh se vepra ka një sfond të veçantë duke ardhur në këtë skenë në një simfoni të vërtetë nëpërmjet sopranove Ulpiana Aliaj, Ermira Dauti dhe baritonit Armando Likaj si dhe korit që luan rolin më të madh në shfaqje.
 
opera

Për sopranon e mirënjohur Ulpiana Aliaj kjo vepër është rekuiemi i parë që i kushtohet të gjallëve.

"Një rekuiem është një muzikë shumë imtime që kërkon qetësi por dhe një mendje shumë të mirë për ta kuptuar dhe për të reflektuar mbi atë që dëgjohet. Mbi të gjitha ne do të dhurojmë një marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me publikun, aty ku preket vetëm me muzikë"., shtoi sopranoja Ulpiana.
 
Zanafilla e veprës simfonike të Johannes Brahms nuk është e qartë por vepra është puna më prekëse dhe ndjeshmërisht më shprehëse e kompozitorit. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan