Usain Bolt u rikonfirmua edhe njëherë se është talent i padiskutuar dhe se askush nuk mund të pretendojë të jetë si ai. Mirëpo talenti dhe fama gjithmonë kanë sjellë pas vetes adhurues të cilët përpiqen të imitojnë, e kjo ka ndodhur edhe me atletin nga Haiti, Jeffery Julmis.
Në “Rio 2016”, në bateritë gjysmëfinale të garës së 110 metrave me pengesa, 29-vjeçari tentoi të bente të njejtin ritual nxehje me atë të xhamajkanit Bolt. Por imitimi i tij nuk ka rezultuar i suksesshëm pasi atleti ka rënë nga pengesa e parë duke u rrëzuar.
Julmis u ngrit dhe arriti finishin së bashku me lojëtarët e tjerë, pavarësisht se nuk mundi të kualifikohej në fazen tjetër. Kjo garë u fitua nga Omar McLeod i cili e përfundoi atë për 12,15 sekonda.
/Shqiptarja.com