"Rio", Kthehet delegacioni shqiptar
protagonistet sqarojnë 'skandalet'

"Rio", Kthehet delegacioni shqiptar<br />protagonistet sqarojnë 'skandalet'
Olimpiada e Shqipërisë në "Rio 2016" më shumë u shoqërua nga debate dhe skandale sesa nga rezultatet e sportistëve.

Por për shefin e misionit olimpik Gjergj Ruli rezultatet e arritura janë më të mirat dhe se delegacioni ishte i bashkuar. Ai shpjegoi edhe mosparakalimin në ceremoninë e hapjes nga Evagjelia Veli dhe mosrregjistrimin e Sidni Hoxhës në garën e 100 metrave.

"Ky është aktiviteti me i suksesshëm në rezultate. Skuadra ishte kompakte, kemi jetuar si një familje. Në një apartament ishim 4-5 veta, nuk ka ndodhur asgjë. Në parakalimin për ceremoninë e hapjes ishin 6 më të mirët", deklaroi Ruli

Ndërsa Presidenti i Federatës së Peshëngritjes Elez Gjoza deklaroi se në Rio ai nuk ka shkaktuar asnjë skandal.

Nuk ka ndodhuar asnjë lloj skandali. Lajmi që kam mbyllur në dhomë trajnerin është i pavërtetë, doli nga një gojë e keqe. Nuk kam mbyllur askënd në dhomë. Ishim të gjithë të bashkuar. Presidentin e KOKSH e kam mik, do ta mbështes sërish”, deklaroi Gjoza.


Gjoza fajëson KOKSH për mosparakalimin e peshëngritëses Veli, ndërsa thotë se mbështet mikun e tij Bezhani nëse do të rikandidojë për kreun e Komitetit Olimpik.

Briken Çalja me vendin e pestë arriti rezultatin më të mirë ne Rio dhe edhe njëherë bëri thirrje shtetit që përveç futbollit të kthejë kokën edhe nga shumësportëshi.

"Shpresoj që qeveria të ktheje kokën edhe nga ne të shumësportëshit, jo vetëm të futbolli”, deklaroi ai


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron