Ish presidenti i Realit të Madridit Ramon Calderon vazhdon luftën e shpallur kundër presidentit Florentino Perez.

Edhe pas marrjes së Topit të Artë, Calderon vazhdon që të shprehet se Ronaldo nuk ndihet mirë në Madrid dhe se një ditë do të kthehet në Angli për shkak se i mungon një figurë atërore, duke fajësuar për këtë Perezin.

“Ronaldos i pëlqejnë figurat atërore. Me Perez marrëdhëniet i ka jo të mira. Për imazhin e Realit të Madridit, Ronaldo është shumë i rëndësishëm.

Ai ka lindur për të qenë pjesë e kësaj skuadre, por nuk besoj se Ronaldo do ta mbyllë karrierën te Reali. Një ditë do të rikthehet në Angl” deklaroi ai.

Ronaldo ka firmosur një kontratë me Realin e Madridit deri në 2018.


d.b/shqiptarja.com