"Rusi 2018", Italia 'vetëvrasje' 
ndaj Maqedonisë, vetëm 1:1

"Rusi 2018", Italia 'vetëvrasje' <br />ndaj Maqedonisë, vetëm 1:1
Italia bën vetëvrajse duke mos fituar ndaj Maqedonisë. Të kaltërit barazuan ndeshjen e luajtur në Torino në shifrat 1-1 dhe pavarësisht se grupin G e mbyllin të dytët nuk e kanë siguruar ende play-offin. Kielini kaloi Italinë në avantazh në pjesën e parë por fraksini i dytë për Italinë ishte katastrofë dhe Maqedonia barazoi me Trajkovskin.Në këtë situatë që jemi Italisë i duhet patjetër një pikë në Shkodër për të siguruar play-offin. 

Por ka edhe një tjetër opsion ,nëse Bosnje Hercegovia nuk fiton sot ndaj Belgjikës atëherë Italia e siguron play-offin dhe vjen në Shkodër pa asnjë objektiv. Me humbjen ndaj Spanjës edhe Shqipëria ka vënë në rrezik vendin e tretë në grup. Izraeli ka fituar 1-0 ndaj Lihtenshtejnit dhe me 12 pikë është vetëm një larg Shqipërisë. Në ndeshjet e fundit në grup Shqipëria pret Italinë ndërsa Izraeli, Spanjën. 

Ndërkaq në grupin i Kosova vijon me humbje dhe pëson të pestën në "Loro Boriçi". Ukraina mposhti 2-0 skuadrën e drejtuar nga Bunjaki me dy gola të shënuar në pjesën e dytë. Në minutën e 60-të ishte Paqarada që zhbllokoi ndeshjen duke shënuar në portën e tij ndërsa tre minuta nga fundi Jarmolenko mbylli llogaritë.Këtë grup e kryeson Islanda që është drejt kualifikimit pasi në ndeshjen e fundit pret Kosovën.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool