"Shëndeti", ja dieta me produktet
  bimore që mbron të moshuarit

"Shëndeti", ja dieta me produktet<br />  bimore që mbron të moshuarit
Një dietë gjysmë vegjetariane është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për trupin tonë. Sipas një studimi të “Imperial Collage” në Londër, 70 për qind e ushqimit të konsumuar nga burime bimore, redukton 20 për qind të rrezikut të vdekjes nga sëmundje kardiovaskulare, në krahasim me ata që ndjekin një dietë me më pak se 45 për qind të ushqimit nga burimet bimore.

Gjatë periudhës së vëzhgimit, studiuesit analizuan zakonet e ngrënies të 451 256 qytetarëve evropianë. Në fillim të studimit të gjithë njerëzit kishin prombleme serioze me sëmundjet e zemrës dhe shqetësimet fillonin që në moshën 35 vjeç. Shekncëtarët kanë ndjekur për një periudhë 12 vjeçare, njerëzit që ishin mbipeshë, dietën që ata mbanin dhe mënyrën e jetesës.

Studimi tregoi se ata që mbanin një dietë gjysëm vegjitarine kishin rrezik më të ulët për tu patur prombleme me sëmundjet e  zemrës, ndërsa për njerëzit që vazhdonin të konsumonin më shumë produktet e mishit, pas moshës 40 vjeç, promblemet me zemrën sa vinin dhe shtoheshin. Studimi u sygjeron moshave të vjetra që të konsumojnë sa më shumë produkte bimore, në mënyrë që ti mbajnë të kontrolluara problemet e zemrës. Produktet bimore duhet të konsumohen të freskëta dhe pa i përzier me produkte e tjera.
 
Kafja
Një tjetër studim i mjekëve në SHBA, tregon se pirja e tre gota e kafe në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e një sulmi në zemër. Lidhur me pirjen kafes ka shumë debate mes studiuesve nëse duhet konsumuar një osë disa kafe ne ditë. Studimi i ri i publikuar në SHBA tregon se ata që e pinë 3-5 gota në ditë kanë më pak gjasa për të bllokuar arteriet që mund të çojnë në një sulm në zemër ose tru. Hulmutuesit kanë studiuar burrat dhe gratë me një moshë mesatare 41 vjeç. Studimi tregoi se raportet në lidhje me kalciumin ishin 0,77 për njerëzit që kishin më pak se një filxhan në ditë, 0,66 për ata ka nje deri tri gota çdo ditë, 0,59 për ata që konsumojnë 3-5 gota në ditë, dhe 0,81 për njerëzit që kanë pirë të paktën pesë gota kafe.
 
Çfarë duhet të dimë për sëmundjet e zemrës
Dy janë sëmundjet e zemrës të cilat duhet patur kujdes, sidomos moshat e mëdha, hipertensioni dhe hipotensioni. Rritja e shifrave të trysnisë arteriore mbi normë njihet si hipertension. Shaku kryesor i kësaj gjendjeje është humbja e elasticitetit të enëve të gjakut. Ataket në zemër ndodhin kur furnizimi i pjesëve të zemrës me gjak rrallohet. Shkaqet që e krijojnë janë arterie të bllokuara nga grumbullime rezervash dhjami ose ndonjë koagulim (mpiksje gjaku) në ndonjë prej arterieve koronare.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë