"Shqipëria e Re": Turqia, nga fuqi
rajonale në superfuqi botërore”

"Shqipëria e Re": Turqia, nga fuqi <br />rajonale në superfuqi botërore”
TIRANE - Lëvizja Shqipëria e Re ka organizuar dje ceremoninë e promovimit të librit “Turqia, nga fuqi rajonale në superfuqi botërore”, botim i qendrës së Mendimit Pozitiv pranë kësaj lëvizjeje. Ceremonia u zhvillua në hotel Sheraton dhe mblodhi dhjetëra miq të Lëvizjes Shqipëria e Re, përfaqësues të trupit diplomatik dhe krerët e ambasadës turke në Tiranë.

Promovimin e këtij libri e hapi drejtuesja e Qendrës së Mendimit Pozitiv, Mira Përlala, e cila falenderoi të pranishmit dhe tha se ky libër vjen si një vazhdim i studimit mbi Turqinë pas librit tjetër :Turqia e Re e Erdoganit të Madh. Ndërkohë gazetari Cerciz Loloçi që është marrë posaçërisht me mbledhjen e materialeve për botimin e këtij libri tha se “në këtë libër të dytë ne kemi përzgjedhur 77 raportime nga katër agjenci prestigjioze: Balkantimes, BBC, Zëri i Amerikës dhe Dojçe Velle që flasin për transformimet e thella që kanë ndodhur në këtë shtet të rëndësishëm”.

Ceremoninë e përshëndeti kryetari i Lëvizjes Shëipëria e Re, zoti Edmond Vlashaj, i cili tha se ky libër sjell një këndëvështrim të mediave më të rëndësishme mbi rritjen ekonomike dhe politike të Turqisë dhe rolin e saj në arenën botërore. Ai vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Turqisë. Libri ka në fokus Turqinë e sotme, atë shtet të stërmadh mes Azisë dhe Evropës që, falë reformave të ndërmarra nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (PDZH) dhe liderit të tyre, kryeministrit Erdogan, vijon të shfaqet si një mrekulli ekonomike, vendi i dytë për ritmet e rritjes, anëtare e kahershme e NATO-s, partnere e ngushtë e SHBA-së dhe një nga kontribuueset më të rëndësishme të paqes në botë. Ndërsa në librin e parë “Turqia e Re e Erdoganit të Madh” u sollën në shqip nga turqishtja të dhënat zyrtare të PDZH-së dhe të selisë së kryeministrisë, në këtë botim janë përzgjedhur disa nga artikujt dhe raportimet më të spikatura të agjencive perëndimore, mes të cilave BBC, SETimes, Voice of America (VOA) dhe Deutsche Welle (DW).

*Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com (print), data 1 shkurt 2013

Redaksia Online
(dh.h/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren