"Shqip"Azerët në lojë për "Albpetrol"

"Shqip"Azerët në lojë për "Albpetrol"
TIRANE- Gazeta "Shqip" shkruan sot se ditët e fundit në ambientet e kompanisë Albpetrol qarkullon lajmi se një kompani nga Azerbajxhani i ka të gjitha potencialet për të fituar garën, tashmë të kthyer në politike- ekonomike. Burime të gazetës, të cilave u referohet, kanë bërë të ditur se një shoqëri azere, pjesë e projektit të gazsjellës TAP, pritet të jetë një nga konkurrueset në tenderin e privatizimit të Albpetrol. Burimet shtojnë se ky interesim ka lindur pasi projekti i TAP-it po merr gjithnjë e më shumë konfirmime se do të jetë fitues dhe do të kalojë edhe në territorin shqiptar.

Qeveris shqiptare përveç të drejtës për të kërkuar dhe zhvilluar naftë i jep shoqërisë së interesuar licencë rafinerie por edhe tregtimin apo transmetimin e gazit, shtesa këto që tentojnë t’i rrisin vlerën Albpetrol-it.

“Natyrshëm që kompania azere, me interesa në projektin TAP e sheh më me leverdi se konkurrentët e tjerë sipërmarrjen e privatizimit. Kjo, pasi shfrytëzimi i hidrokarbureve, përpunimi dhe eksportimi i tyre do të jetë me kosto më të ulët për kompaninë në fjalë, kandidate për privatizimin e Albpetrol.”- shkruan sot gazeta Shqip e cila shton se burimet nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth kësaj kompanie.

Ndërkaq mësohet se kjo kompani nuk ka pasur një interesim të drejtëpërdrejtë për aspektin financiar dhe juridik të “Albpetrolit” ashtu si kandidatet e tjera. Mësohet gjithashtu se pranë kompanisë azere ka interesa dhe një kompani amerikane.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”