Parkut të Korçës do t’i shtohen disa gurë me lartësi mbi dy metra dhe me peshë dy tone, të cilët do të gdhenden nga artistë nga e gjithë bota. Një gjë e tillë do të bëhet në kuadër të simpoziumit të pestë ndërkombëtar “Skulptura e Parkut”. Simpoziumi, i çelur më 30 gusht do të vazhdojë deri në datën 10 shtator dhe ka si qellim bashkimin e artistëve për ngritjen e Muzeut të Artit Bashkëkohor.
![simpoziumi](http://www.shqiptarja.com/foto/134746.jpg)
Skulptorët do të gdhendin gurin në sy të publikut korçar por edhe të vizitorëve, duke i dhuruar parkut të Korcës në copëz histori nga vendet qe vijnë. Për herë të parë këtij aktiviteti i bashkohet Greqia dhe Hungaria.
“Unë do të doja që nëpërmjet skulpturave të mia të shfaq komunikime midis njerëzve, lidhjes midis njerëzve dhe popujve sidomos mes dy popujve tona. Jep mesazhin e socializmit dhe komunizmit më të mirë mes njerëzve,” -u shpreh artisti grek Antonis Myrodias
Për herë të parë ky simpozium ka gjetur mbështetjen e ministrisë së Kulturës. Pjesë e këtij simpoziumi do të jenë edhe laboratorët për edukimin e fëmijëve dhe konkursi i fotografive.
![simpoziumi](http://www.shqiptarja.com/foto/134749.jpg)
Ajo çka vjen në qytetin tonë ka vlera jo vetëm artistike por edhe historike për shkak të faktit që ne na vinë shumë skulptorë nga e gjithë bota në qytet dhe veprat që punojnë ata sjellin diçka që ka të bëjë me historinë e vendeve prej nga vinë, ka te bëjë më misticizmin, me kulturën e vendit të tyre dhe kjo bashkohet dhe rri bukur”,-tha artisti Genti Tavanxhiu.
![simpoziumi](http://www.shqiptarja.com/foto/134750.jpg)
Pjesëmarrës në këtë simpozium do të jenë përfaqësues nga Turqia, Hungaria dhe Greqia. Aktiviteti u krijua në vitin 2008 me iniciativë të Bashkisë së Korçës, e cila atë vit mirëpriti 32 skulptorë nga e gjithë bota dhe nga Shqipëria. Në momentin kur të jenë realizuar 140 vepra arti, do të ngrihet muzeu i Artit Bashkëkohor, i certifikuar në të gjithë botën.
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
30.9%
-
Njësoj
16.6%
-
Më keq
52.6%
Vota total: 6038
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Porto Romano/ 309 prona private preken nga ndërtimi i Portit të ri! Kompensimi do bëhet me lekë në dorë ose shkëmbim me tokë shtetërore
2 Gusht, 15:59
-
Paris 2024/ ‘Pensionistët’ jashtë, eliminohen dy sportistët më të vjetër në moshë nga Olimpiada
2 Gusht, 15:46
-
Vendimi/ Rriten koeficientët për llogaritjen e pensioneve! Kush del në pension pas 1 korrikut 2024 merr më shumë para
2 Gusht, 15:41
-
Paris 2024/ Katie Ledecky, e artë dhe rekord olimpik
2 Gusht, 15:41
-
Roma e 'rrëmben' nga Atl. Madrid, Dovbyk zbarkon në kryeqytetin italian
2 Gusht, 15:34
-
Tavo: Propozimi për bashkëpunim me Gjikurian, i sinqertë! Rama: Ne kemi Vangjelin e duhur! Zgjidhni mushkën që mban, ju kanë ngelur drutë në oborr
2 Gusht, 15:30
-
Zbulohen dokumentet/ Ivi Kaso dhe gruaja e Fullanit legalizuan ish-restorant 'Berlinin' në Bllok, dy vite pasi ishte prishur
2 Gusht, 15:16
-
Në kërkim Kushtrim Selimi, shefi i AMP Durrës shantazhonte me portal drejtuesit e Policisë, ndërtoi vilë në tokën e zaptuar! Dyshohet se fshihet në Britani
2 Gusht, 15:08
-
Rama krah Tavos para zgjedhjeve: Ky është i tëri i Himarës! Një kazan atje në Greqi tha kam vjedhur pronat
2 Gusht, 15:07
-
Ministrja Denaj thirrje maturantëve për të zgjedhur Universitetin Bujqësor: Mundësi për karrierë të suksesshme
2 Gusht, 14:49
-
Andy Murray tërhiqet nga tenisi: Krenar dhe me kokën lart
2 Gusht, 14:44
-
Urdhri për ndalimin e publikimit të dosjes 'Zarka' ngre shqetësime për censurë
2 Gusht, 14:38