"Sky" gjyq qeverisë për 1 miliard
dollarë, procesi në Arbitrazh
Një gjyq tjetër po u shtohet proceseve të nisura deri tani nga subjekte të huaja të biznesit kundër qeverisë shqiptare. Por, këtë herë, shifra e dëmshpërblimit të kërkuar është marramendëse: 1 miliard dollarë.
TIRANE - Një gjyq tjetër po u shtohet proceseve të nisura deri tani nga subjekte të huaja të biznesit kundër qeverisë shqiptare. Por, këtë herë, shifra e dëmshpërblimit të kërkuar është marramendëse: 1 miliard dollarë. Janë amerikanët e kompanisë Sky Petroleum, të cilët, pasi nuk kanë gjetur mirëkuptim me shtetin shqiptar në gjyqësorin vendas, kanë kërkuar ndihmën e Gjykatës së Arbitrazhit.
Në një ftesë për ofertë të nënshkruar nga Avokatja e përgjithshme e Shtetit Ledina Mandia, që i referohet një vendimi të Këshillit të Ministrave, të papublikuar deri tani, kërkohen oferta për një avokat (studio ligjore) që të përfaqësojë Republikën e Shqipërisë në procesin e nisur në Zyrih nga subjekti amerikan i naftës, ndonëse vetë Avokatura ka punonjës ligjorë, që paguhen për një gjë të tillë.
Në fakt ky nuk është rasti i parë i këtij lloji. Edhe në problemet ligjore me CEZ-in, shtetin shqiptar e përfaqëson Patton Boggs dhe jo Avokatura e Shtetit, me shpenzime të konsiderueshme nga buxheti.
Sky ka kërkuar dëmshpërblim për faktin se, pas kontraktimit të saj në vitin 2010 nga qeveria shqiptare (METE dhe AKBN) për të bërë kërkime nafte në disa zona në tokë, institucionet shqiptsre i kanë hequr disa zona në kundërshtim me kontratën. Sipas saj, në këtë mënyrë, qeveria ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën, e cila përfshinte blloqet tokësore numër 4, 5 dhe zonën e Dumresë.
Më 20 janar të këtij viti, një gjykatë amerikane në Teksas i ka dhënë të drejtë kompanisë amerikane, duke urdhëruar qeverinë shqiptare që të rikthejë të drejtën e mohuar ndaj kontraktorit, derisa të dalë vendimi përfundimtar nga Gjykata e Arbitrazhit. Vendimi duket se është injoruar nga pala shqiptare. Nëse edhe Gjykata e Arbitrazhit do t'i japë të drejtë kompanisë amerikane, atëherë Shqipëria rrezikon të përballet me një tjetër gjobë, këtë herë në vlerë 1 miliardë USD.
Ky proces vjen pas humbjes së arbitrazhit me General Electric, së cilës Berisha i prishi kontratën e lidhur me qeverinë para tij, me një gjobë prej 12 milionë eurosh, e të tjera si këto. Në Arbitrazh qeveria parashikohet të shkojë edhe për konfliktin me CEZ-in, që do t'i kushtonte 60 milionë euro.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46