"Spahivogli”, Çapaliku nis
projektin me “Punishten  e Dramës”

"Spahivogli”, Çapaliku nis<br />projektin me “Punishten  e Dramës”
TIRANE- Organizatorët e projektit e kanë quajtur “Punishte e Dramës” me idenë për të propozuar një alternativë për zgjidhjen e krizës së dramës shqipe. “Punishtja dramatike 1″ është projekti më i ri në teatrin eksperimental që ka për synim të shuajë krizën në të cilën ka rënë drama shqipe.

Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe dramaturgu Stefan Çapaliku kanë krijuar një laborator ku do të mësohet të shkruhet një dramë. Sipas tij deri me 15 Janar është i ftuar kushdo që ka një ide, ta paraqesë ato në jo me shume se dy faqe. Pas një seleksionimi, do të përzgjidhen 5 idetë me të mira të cilat me pas do të shndërrohen ne tekste skenike përmes një kursi që do të drejtojë vetë drejtuesi i projektit, Stefan Capaliku. Sipas tij kjo gjetje ka dy prioritete: hedhja e hapave për shkrimin e dramës shqipe jo në formën e saj klasike dhe futja e aktorëve të rinj në skenë.

E veçanta e projektit është se tekstet do të shkruhen së bashku me drejtuesit e projektit. I pyetur nëse ai është i ngjashëm me projektin e Teatrit Kombëtar, drejtori Kiço Londo u shpreh se midis dy projekteve s’ka asnjë ngjashmëri. Sinopsi që do të dalë fitues do të vihet në skenë në muajin qershor. Sipas drejtorit të TKE “Spahivogli”, “Punishtja” synohet të kthehet në traditë. Në fund të sezonit artistik, nga pesë veprat qe do të shkruhen, njëra do të ngjitet në skenë si premierë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat