Një lajm i tillë vjen pasi Victoria Beckham, Geri Horner, Emma Bunton, Melanie Broën and Melanie Chisholm u takuan së bashku në shtëpinë e Geri Horner në Hertfordshire në Angli.
“Tashmë është momenti i duhur për të eksploruar disa mundësi të reja së bashku”, -kanë bërë të ditur ato përmes një deklarate. Hiti i tyre “Ëannabe” e bëri të famshëm grupin “Spice Girls” në vitin 1996, por ato u ndanë gjashtë vite më vonë.
Pesë anëtaret e grupit u shoqëruan në takim nga ish-menaxheri i tyre, Simon Fuller.
“Kaluam shumë mirë duke biseduar dhe duke kujtuar kohët që kalonim bashkë. Jemi befasuar nga interesi i madh në të gjithë botën për grupin “Spice Girls”.
Mendojmë se ekzistojnë shumë mundësi për t’iu rikthyer grupit duke përforcuar mesazhin tonë për fuqizimin e femrave”, -ka bërë të ditur grupi përmes deklaratës.
Pjesëtaret e “Spice Girls” kanë përdorur gjatë ditës që u takuan edhe rrjetin social “Instagram” duke shkruar dhe duke postuar fotografi, të cilat të bënin të mendoje për një bashkim të mundshëm.
Tashmë pritet një bashkëpunim i mundëshëm midis tyre.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com











