"Stabat Mater", vepra intime nga
Brahms në TKOB

"Stabat Mater", vepra intime nga<br />Brahms në TKOB
“Stabat Mater” një nga veprat më të njohura dhe më të suksesshme nga Brahms vjen për herë të parë në Shqipëri në skenën e Tatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në datat 7-8 korrik.

Këto dy pjesë do të interpretohen në skenën e TKOB nga solistët e njohur Mariana Leka, Vikena Kamenica dhe Ulpiana Aliaj të shoqëruar nga Kori i TKOB dhe Orkestra.

Pjesët do të dirigjohen nga Deniola Kuraja, e cila rikthehet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit pas katër vitesh aktivitetesh në Gjermani. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli", dirigjentia Deniola Kuraja u shpreh se ndihej e lumtur që do të dirigjonte dy pjesë mjaft intime dhe personale nga Brahms të cilat ngjiten në këtë skenë për herë të parë.

STABAT MATER

Ajo u shpreh se për ta bërë eventin më masiv dhe më të komunikueshëm me publikun, këtë vepër të Stabat Mater do ta sjellin në një version ndryshe nga origjinali. "Kjo vepër do të vijë ndryshe nga origjinali që është me dy zëra. Ne do ta sjellim këtë vepër në kor", u shpreh Deniola Kuraja.

Mezo soprano Vikena Kamenica, e cila do të jetë një ndër solistet në këtë vepër u shpreh rreth kësaj pjese të njohur nën kompozimin e Giovanni Battista Pergolsi dhe Alto Rhapsody, Op 53 nga Johannes Brahms dhe për bashkëpunimin e saj me dirigjenten Deniola Kuraja.

STABAT MATER

"Repertori i Brahms nga ana e reportorit preket tepër dhe ndryshon shumë edhe nga një autor tjetër gjerman. Vepra është edhe e trishtë por edhe e bukur. Bashkëpunimi me Deniolën është intesiv, shumë i pastër dhe i duhuri", u shpreh Vikena gjatë intervistës së saj me emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli".

STABAT MATER

Rreth veprës "Stabat Mater"

“Stabat Mater” e shkruar nga Pergolesi në javët e fundit të jetës së tij të re (vdes në moshën 26-vjeçare) pati një sukses shumë të madh dhe është cilësuar si dueti më perfekt dhe më prekës i shkruar ndonjëherë nga një kompozitor.

Alto Rhapsody, Op 53 nga Johannes Brahms, është një kompozim për contralto, kor burrash dhe orkestër është një nga veprat më të njohura dhe të suksesshme të Brahms. Është shkruar si dhuratë martese për Clara Schuman për të cilën kompozitori kishte ndjenja afeksioni, por që nuk mundi kurrë t’i shprehte.

Vargjet janë marrë nga një poemë e Gëtes dhe muzika është një vajtim prekës ku përshkruhet drama e kësaj ndjenje romantike dhe përfundon me një lutje plot shprese. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike