"Stinët e Çajkovskit” në amfiteatër
nga pianistja Merita Rexha

"Stinët e Çajkovskit” në amfiteatër<br />nga pianistja Merita Rexha
TIRANE - Festivali ndërkombëtar i muzikës së dhomës që po mbahet në Durrës, në mbrëmjen e dytë të tij ka patur si protagoniste pianisten kryeqytetase Merita Rexha Tërshana. Solistja me përvojë, e cila prej vitesh ka preferuar të japë koncerte në Durrës, fitoi vëmendjen e plotë të publikut të pranishëm. Vepra e autorit rus, që u interpretua për herë të parë për publikun durrsak, meritoi duartrokitjet e të pranishmëve. Koncerti i zhvilluar në amfiteatrin 1900-vjeçar në kuadër të festivalit ndërkombëtar përkoi edhe me ditën e trashëgimisë kombëtare të kulturës. Ditën e martë, në të njëjtin mjedis, pianistja Merita Rexha do të jetë përsëri në skenën e improvizuar, së bashku me violinisten Nevila Kalaja dhe violonçelistin Aristidh Prosi.

Ky shkrim u botua sot në gazetën Shqiptarja.com, versioni print, dt.1 tetor 2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024