"The Guardian": Haradinaj, figura e
vlerësuar, Kosova pret vendimin e Hagës

"The Guardian": Haradinaj, figura e <br />vlerësuar, Kosova pret vendimin e Hagës
LONDER- E përditshmja prestigjoze "The Guardian" i ka kushtuar një artikull të posaçëm ish kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.

Gazeta thotë se Haradinaj ishte një figurë e vlerësuar nga liderët perëndimore për aftësitë e tija politike ndërsa të enjten Gjykata e Hagës do të shpallë vendimin e dytë për të. "Lirimi i Haradinajt nga Gjykata  për herë të dytë do të pritej me ngazëllim në Prishtinë, por zyrtarët serbë kanë paralajmëruar se kjo mund të destabilizojë dialogun që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE", shkruan Guardian. Dyshimet sipas gazetës janë ngjallur pasi vendimi i Gjykatës e cila la të lirë dy gjeneralët kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç e kanë tërbuar Beogradin.

Aktakuza kundër Haradinajt dhe dy komandantëve të tjerë ish, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, pohon se ata ishin përgjegjës për "torturë, trajtim mizor dhe vrasjen e të burgosurve në kampin e UÇK-drejtuar në Jabllanicë”. Gazeta citon Geoffrey Nice, i cili ka punuar në Tribunalin e Hagës për shumë vite. Sipas tij Haradinaj nuk ishte akuzuar në vitet e para të pasluftës pasi në Zyrën e Prokurorit nuk kishte prova të mjaftueshme. "Në një ligjëratë në Gresham College këtë verë, ai tha se Prokuroria kërkoi një proces të dytë ndoshta për arsye politike, të ankesave nga Serbia", thuhet në artikullin e Guardian.

(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz