"The Voice Of Ukraine", performohet
"Suus" e Rona Nishliut

"The Voice Of Ukraine", performohet<br />"Suus" e Rona Nishliut
“Suus” ishte kënga përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovision 2012” e intepretuar nga këngëtarja Rona Nishliu.

Përveçse u prit mjaft mirë në atë kohë kjo këngë vazhdon të frymëzojë ato që dëshirojnë të bëhen këngëtarë.

Një prej konkurrenteve në spektaklin “The Voice Of Ucraine” zgjodhi versionin anglisht të këngës në fjalë për tu paraqitur para publikut.

Galina Konak mahniti të gjithë trajnerët dhe të pranishmit me aftësitë e saj vokale, duke interpretuar këngën e Rona Nishliut.

Audienca u çua në këmbë, ndërsa ajo këndonte, dhe duartrokiti përpara se ta mbaronte këngën.

Këngëtarja kosovare u shpreh krenare në faqen e saj, në rrjetin social Facebook, ku postoi videon e vajzës ukrainase.

"Uauuu versioni anglisht i “Suus” në “Voice of Ukraine, krenare", shkruan Rona.

Suksesi i këngës “Suus” dhe Rona Nishliut në “Eurosong 2012”, duke arritur në vendin e pestë në finale, e bënë atë të njohur përtej Europës.
 
 (b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos