"Tifozët Kuqezinj" reagojnë kundër veprimeve të Policisë së Shtetit në ndeshjen miqësore me Lituaninë që u zhvillua në stadiumin kombëtar 'Qemal Stafa'.
Grupimi i tifozëve deklaron se policia ju ka kërkuar që të heqin flamurin e UÇK, pasi në rast të kundërt do ti arrestonte.
Të zemëruar nga veprimi i policisë, grupimi i tifozëve shprehet i indinjuar duke thënë se po trajtohen si në Guantanamo dhe se kjo është një dyfytyrësi e policisë së Shtetit.
Më tej mbështetësit më të zjarrtë të kombëtares thonë se nëse kryeministri flet për nacionalizëm dhe atij nuk i hyn gjemb në këmbë e kundërta ndodh me popullin i cili privohet nga e drejta e shprehjes. Ja deklarata e plotë e grupit:
Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kishin bërë përgaditjet e duhura me rastin e ndeshjes miqësore të 26 marsit kundër Lituanisë në Tiranë.
Ajo që u pa në transmetimin e ndeshjes ishte vetëm ndeshja e cila nga gëzoi pa masë të gjithë neve.
Por prapaskena e kësaj ishte e errët, këtë e themi pasi tashmë është bërë rutinë që policia e shtetit të sillet në mënyrën më arrogante të mundshme me Tifozat Kuq e Zi.
Kordoni i policëve që krijohet brenda tribunes D1 ku vendosen Tifozat Kuq e Zi, të ngjan me ndonjë oborr të Guantanamos së famshëm, gjë e cila nuk ndodh në asnjë stadium të botës.
Ne nuk jemi kriminel ordiner, por jemi njerëz që udhëtojmë nga 4 anët e coptuara të Shqipërisë Etnike, që lagemi nga shiu, thahemi nga vapa dhe nuk ikim nga stadium, për një ideal të shenjtë, për dy ngjyra që janë oksigjen për neve.
Me këtë rast duam të reagojmë fuqishëm ndaj kësaj policie e cila ka kërcënuar edhe me heqjen e flamurit të UÇK-së në rrethojën e stadiumit. Një veprim i pabazuar në asnjë rregullore e Fifa-s.
Kur kjo e fundit është kundërshtuar nga ne, ata kanë kërcënuar me dhune dhe me masa arresti kundrejt drejtuesve tanë.
Nëse kryeministri flet për nacionalizëm dhe atij nuk i hyn gjembë në këmbë e kundërta ndodh me popullin i cili privohet nga e drejta e shprehjes! Kjo është dyftyrësia e policisë shqiptare në të gjitha ndeshjet. Ku shprehja "Marr vetëm urdhëra nuk zbatoj rregullore" është shprehja e tyre më e përdorëshme.
Para pak kohësh ne kemi mbajtur një takim me Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe jemi thellësishtë të dëshpëruar që asnjëra nga pikat që kemi kërkuar në drejtim me hyrjen në stadium dhe policine nuk është plotësuar.
Nuk kerkojmë aspak më tepër, së cfarë kanë tifozeritë europiane atë të respektimit të hapësirës sonë dhe mosprezencën e policisë në ambientin tonë duke u bërë shkak i provokimit kryesor në të gjitha ndeshjet.
Të qenit të trajtuar si kriminel ordiner s’mund ta durojmë dot, në të kundërtën Tifozat Kuq e Zi janë të shtrënguar të reagojne ne menyren e tyre e cila nuk do jetë mirë për të gjitha palët" perfundon deklarata.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com