Filmi shqiptar është përcaktuar që të jepet në festivalin e Filmit për fëmijë në datat 7 dhe 18 qershor 2014. Shfaqja e këtij filmi është kuruar nga kritiku dhe kineasti irlandez Mark Cousins, i cili ka mbështetur qysh në fillim këtë rrugëtim të Tomkës në kinematë botërore.
Interesi i tij ka nisur që nga restaurimi deri tek këto projeksione të filmit në Britaninë e Madhe. Aktori Herion Mustafaraj që luan rolin e Tomkës është i ftuar për të qenë i pranishëm në shfaqjet e filmit dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të shikuesve pas premierës në një bisedë të moderuar nga Ben Gibson, producent dhe drejtor i London Film School. Filmi shqiptar “Tomka...” do të shfaqet sërish më 18 qershor në Londër.
“Tomka dhe shokët e tij” flet për kohën e okupimit nazist në Shqipëri, gjermanët dhe lidhjen e tyre me një ekip futbolli fëmijësh. Filmi shfaqet për herë të parë në Angli, dhe interesimi për këto shfaqje duket se i ka kaluar parashikimet e organizatorëve. Sotiraq Cili, Pavlina Oça, Enea Zhegu, Xhelal Tafaj, Artan Puto e Selma Sotirlarri janë aktorët tjerë të angazhuar në filmin prodhim i vitit 1977.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)