"Tour de France", Simon Gerans
fiton etapën e tretë

FRANCE - Simon Gerans është fituesi i etapës së tretë të "Turit të Francës", Ajaccio-Calvi e gjatë 145.5 km. Australiani ia ka dalë mbanë të triumfojë falë një sprinti final në kilometrin e fundit duke lënë vetëm pak centimetra prapa Piter Sagan, ndërkohë që kanë munguar sërish protagonistët si Kavendish, Kitel apo Dakenklob edhe në këtë etapë të tretë.

Clark ka udhëhequr për disa kilometra këtë etapë, ndërkohë që e ka humbur kryesimin 15 km nga finishi. Të vetmit që arritën të mbanin një ritëm më të lartë dhe të shkëputeshin ishin Gerans dhe Sagan. Etapa e katërt do të jetë nga Nisa në Promenad de Angle, 25 kilometra e gjatë. Fanela e Verdhë do të mbahet sërish nga belgu Jan Bakelants.

Redaksia online
(ar.sh/d.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti