Kompania e njohur aziatike “Toyota” mund të bëjë makinën e agjentit 007 James Bond, “të flasë” japonisht.

Kjo mund të ndodhë për shkak se ajo është një ndër blerëset kryesore të pjesës më të madhe të aksioneve të “Aston Martin”, pasi kompania kuvajtiane Investment Dar Co, ka propozuar shitjen e kuotës së saj prej 64%.

Sipas “Automotive News”, e cila citon agjencinë Bloomberg është zbuluar se shoqëria ka ngarkuar Rothschild për të verifikuar ekzistencën e subjekteve të interesuara për blerjen.

Ndërkohë që kompania “Toyota” ka punësuar një këshilltar për të verifikuar mundësitë e blerjes.

Megjithatë bëhet e ditur se negociatat për shitjen e “Aston Martin” janë ngadalësuar për arsye të kërkesës që Investment Dar Co ka bërë për të pasur në këmbim shifrën prej 800 milionë dollarësh.

Këtë shifër ajo e ka paguar për të blerë markën britanike nga kompania“Ford” rreth pesë vjet më parë. Por kërkesa në fjalë nuk është mirëpritur nga blerësit.

(xh.k/shqiptarja.com)