"Tradita" e fundvitit, në Gjirokastër
nisin të rriten çmimet e ushqimeve

GJIROKASTER - Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka shënuar së fundmi kulmin e vet edhe në qytetin e Gjirokastrës. 

Ashtu siç është bërë tashmë traditë në Shqipëri kjo rritje bëhet më e ndjeshme në prag festash, duke ndikuar ndjeshëm edhe në uljen e fuqisë blerëse të qytetarëve në tregun e pakicës, ndërsa shumë prej tregtarëve nuk po paguajnë dot as taksat e vendosura për ushtrimin e aktivitetit në këtë njësi shitjeje. 

gjirokaster

“Është e vërtetë që ka një rritje të çmimit të vezës por po ta krahasosh me koston e vezës është qesharake shitja e vezës me kaq. Pavarësisht se ne na kushton sepse nuk ka fuqi blerëse por kostoja e vezës del shumë më e lartë nga që është faktikisht,”-shprehet një qytetar.

gjirokaster


Veza ka qenë një nga produktet që ka shënuar rritje të ndjeshme çmimi. Konsumatorët gjirokastrite  pohojnë se po paguajnë 30-40 lekë më tepër për kokërr, ndërkohë që çmimi I këtij produkti vijon të shënojë rritje. 


”Unë realisht nuk e kuptoj pse janë rritur kaq shumë vezët, për ne është pak e vështirë se pensionistë jemi".
 
gjirokaster

Prodhuesit e vezëve në vend janë duke shfrytëzuar mungesën e vezëve në rajon për të shtrenjtuar çmimin e produktit deri në trefishin e çmimit të një viti më parë, ndërkohë që ministri Panariti deklaron se ka patur spekulime me çmimin e vezëve dhe rënia e çmimit të vezëve në treg do të reflektohet pas dy – tre muajsh.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Zjarret jashtë kontrollit përfshijnë edhe Hollywood Hills dhe shkaktojnë pesë viktima

SHBA/ Zjarret jashtë kontrollit përfshijnë edhe Hollywood Hills dhe shkaktojnë pesë viktima