Qeveria ka rritur fondet për shpronësimin e pronarëve që preken nga lidhja e rrugës Transballkanike me superstradën Fier-Vlorë. Në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryeministri Edi Rama është vendosur që nga pesëqind e gjashtëmbëdhjetë milionë lekë për dëmshpërblimet të shkoj në pesëqind e tetëdhjetë e dy milionë lekë.

Në aksionin e parë në lagjen "Kushtrimi" në Vlorë janë shembur  97 objekte. Banesat të cilat ishin në listë për t’u prishur janë zbrazur nga vetë pronarët dhe mjetet e INUK-ut kanë punuar pa ndonjë kundërshtim nga banorët.


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të vazhdojë operacionet në qytetin e Vlorës duke u përqendruar edhe në zona të tjera, si dhe në lagjen 24 Maji, apo në "Çole".


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)