PRISHTINË - “Lëvizja Vetëvendosje do t’i dërgojë letër sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, për t’i treguar atij fjalët që zëvendësndihmës sekretari Philip Reeker ka përdorur kundër kësaj lëvizjeje gjatë qëndrimit të tij në Kosovë”, ka thënë sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj.

“Kjo është një gjuhë jodemokratike. Nuk ndërtohet autoriteti amerikan mbi ofendimin e një subjekti politik”, ka thënë Molliqaj, transmeton “Koha Ditore”.

Reeker, duke komentuar veprimet e fundit të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, dje ka thënë se “palaçot duhet të dinë se ato veprime nuk janë të mira për vendin”. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)