"Vetëvendosje!" mbron Alma Lamën
nga sulmet e forumit mysliman
Lëvizja Vetëvendosje! e dënon fuqishëm letrën e dytë të të ashtuquajturit “Forumi i të Rinjve Myslimanë” në të cilën përsëri me shprehje përçarëse dhe kërcënuese ofendohet ish-deputetja e "Vetëvendosje!"-s, Alma Lama.
PRISHTINË - Vetëvendosje i del në mbrojtje ish-deputetes së saj, Alma LamaLëvizja Vtëvendosje! e dënon fuqishëm letrën e dytë të të ashtuquajturit “Forumi i të Rinjve Myslimanë” në të cilën përsëri me shprehje përçarëse dhe kërcënuese ofendohet deputetja Alma Lama.
Pak ditë pasi Alma Lama ka braktisur lëvizjen Vetëvendosje, kjo e fundit i ka dalë asaj në mbrojtje nga sulmi verbal, që i është bërë asaj përmes një letre, të shkruar nga “Forumi i të Rinjve Myslimanë”.
“Lëvizja Vetëvendosje! e dënon fuqishëm letrën e dytë të të ashtuquajturit “Forumi i të Rinjve Myslimanë” dërguar mediave, në të cilën përsëri me shprehje përçarëse dhe kërcënuese ofendohet deputetja Alma Lama dhe provohet të kapitalizohet dalja e saj nga Lëvizja Vetëvendosje! Mesazhet që cenojnë dinjitetin e zonjës Lama, por edhe atë të kombit shqiptar janë të papranueshme”, thuhet në komunikatën e VV, të cilën boton "Koha Ditore" në Kosovë.
Më tutje ajo thekson se është kundër çdokujt, që diskriminon e fyen në çfarëdo bazash. “Duam të vëmë theksin se Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka nevojë për mbështetjen e atyre që diskriminojnë dhe fyejnë dinjitetin e qytetarit mbi baza të prejardhjes apo identiteteve gjinore e kulturore, e as për mbështetjen e atyre që s'e respektojnë kombin.
Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është as kufi yni e as i vendosur aty paqësisht. Pranimi dhe afirmimi, normalizimi dhe natyralizimi i atij kufiri është i padrejtë dhe i dëmshëm.
Qëndrimet tona për secilën çështje janë të qarta e parimore, dhe janë vendime të marra në mënyrë demokratike, nga organet legjitime të Lëvizjes”, nënvizon më zutje VV në reagimin e saj.
Ndërkaq kjo lëvizje i ka cilësuar, veç tjerash si antikombëtare disa nga akuzat e FRM. “Thirrjet që Alma Lama të kthehet në Shqipëri, sepse nuk e ka vendin këtu janë thirrje injorante, seksiste dhe antikombëtare".
"Deputetja Lama ka dhënë dorëheqjen nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, megjithatë ne jemi vendosmërisht kundër çfarëdolloj cenimi ndaj saj apo të cilitdo qytetar dhe do t'i kundërshtojmë ofendimet, përbuzjet apo kërcënimet e tilla”, përfundon reagimi i lëvizjes Vetëvendosje.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15