Vettingu dhe Reforma në Drejtësi është domosdoshmëri e ecurisë drejt një shteti të drejtë shqiptar. A e do kryeministri shqiptar këtë?
I.
Sot shteti shqiptar nuk ka një ekzistencë reale: ai është i pakontrolluar. Një shtet i pakontrolluar, ë një shtet abuziv. Kudo qoftë ai.
Sali Berisha që kryeson abuzimin dykrahësh shqiptar: në Parlament dhe në pushtetin gjyqësor, ështe në cakun e fundit të ekzistencës politike, sepse, miratimi i Vettingut, i eliminon edhe atë dhe Bashën për t'i çuar drejt goditjes penale. Por, a e dëshiron kryeministri aktual këtë? Shenjat tregojnë se ai nuk e dëshiron, sepse pas eliminimit të Berishës, forcohet opozita dhe nuk dihet fati i zgjedhjeve.
Por ky është thjesht një mendim naiv, sepse, pa Reformën në Drejtësi, pushteti politik në Shqipëri është një kandil që po i mbaron vaji. Katër vjet Rama beri një vrimë në ujë, pikërisht pse nuk kishte vaj kandili i tij.
Atëherë, përse e do pushtetin ky kryeministër? Pushteti i tij nuk vlen pa Reformën në Drejtësi, dhe Reforma nuk fillon dot pa Vettingun. Saliu ndërkohë ka bllokuar procedurën dhe, që ta zhbllokojë këtë, kërkon dorëheqjen e Ramës,, sepse e paracakton këtë si patologjik që nuk e do as ky vetingun. Por, çfarë ndodh nëse Rama e jep dorëheqjen? Sigurisht që fiton vetingu dhe eliminohet nga skena Sali Berisha.

Il.
Kryeministri Rama, po nuk e nxori dot Vettingun, përse i duhet Shqipërisë? Nëse ai nuk e arrin dot Vettingun me PDIU-në në Parlament, duhet të japë dorëheqjen që të fundosë me Vetingun, Bashën dhe Saliun. Por kjo nuk është një çështje e thjeshtë. Po ja se cilat janë pyetjet dhe përgjigjet e kësaj çështjeje:
Rama nuk e jep dorëheqjen se nuk shqitet dot nga kolltuku i kryeministrit për dy muaj; apo ka hallin e Lulëzimit dhe të Saliut?
Rama duket se ka hallin e këtyre te dyve.
Po çfarë halli paska Rama për këta te dy?
Ne fakt ka hallin e vet, sepse Rama e di që, po ù votua vetingu, Lulëzimi dhe Saliu nuk janë më ne krye te PD-së , se penalizohen menjëhere.
Po, perse nuk e dëshiroka Rama këtë?
Sepse Rama ka frike. Ai mendon se po te mos jenë Lulëzimi dhe Saliu në krye te PD-së, Rama nuk i fiton dot zgjedhjet. Ai të gjithë shpresën e ka varur te qenia e këtyre të dyve, të cilët përbuzen sot nga shqiptarët.
Po ky Rama qenka fëmijë në politikë: nuk të duket kështu për faktin që mendon kështu?
Po, sepse ai nuk e ndan dot dëshirën për pushtet nga angazhimi për shoqërinë në drejtim të shtetit. Rama nuk e sheh dot këtë ngaqë nuk e koncepton dot. Eshtë kjo paaftësi fëminore e Ramës që e ka mbajtur Saliun në pushtet që nga Gërdeci e deri tani.
Po si do t'ia bëjë Rama, se amerikanët duan vetingun, dhe propozimin tre me tre për komisionin që po pritet të ngrihet e ka bërë Rama?
Aaa...ketu... that is the rub... ka thënë Shekspiri: këtu gjithçka ndalon. Prandaj, për Vettingun duhet të japë dorëheqjen qe të fundosë edhe Saliun edhe Lulzimin. Sepse politika amerikane nuk e toleron në këtë pikë. Kot sorrollatet Rama të shpëtojë Saliun. Nuk ka rrugë tjetër, po kërkojë të shpëtojë Saliun dhe Lulzimin, do të ikë dhe vetë me gjithsejt.

III.
Çdo kohë politike e trazuar ka një "kusht pa të cilin" që, po nuk e respektove, mbaron ekzistenca jote politike. "Kushti pa të cilin", në këtë kohë politike sot në Shqipëri, ështe Vettingu i cili duhet miratuar para zgjedhjeve.
A do ta kryejë dot Rama? Po nuk e bëri Rama, duhet të hyjë në lojë forca e politikës amerikane. Vettingu është sot domosdoshmëri e interesit shqiptar dhe interesit amerikan në Ballkan:  Vettingu, po të mos bëhet me Ramën, do të bëhet me forcën e politikës amerikane; sepse, kundër Reformës shqiptare sot nuk ështe vetëm Saliu: kundër saj janë edhe Beogradi edhe Moska edhe Athina. KUNDËR saj është i gjithë antiamerikanizmi ruso-ballkanik. Kjo është arsyeja që ajo do të behet, do apo nuk do Rama. Ky është kushti. Rama duhet t'i përmbahet kushtit.

(d.b/Shqiptarja.com)