"Welcome to Germany", aplikacioni
që mirëpret emigrantët sirianë 

"Welcome to Germany", aplikacioni<br />që mirëpret emigrantët sirianë 
Kreatorët e aplikacionit më të ri ,dizenjuar posaçërisht për emigrantët sirian në Gjermani, shpresojnë se kjo metodë do ta lehtësojë transferimin e tyre.

Aplikacioni “Mirëseerdhët në Gjermani” është i disponueshëm në gjuhën arabe, anglese dhe gjermane. Ky aplikacion është vënë në dispozion  nga dy kompani në Dresden. Një nga themeluesit e kompanisë, Viola Kein  thotë se ishte një nevojë për të gjithë pyetjet dhe  kërkesat e refugjatëve.

“ Kë duhet të marr kur kam nevojë për ndihmë? Ku mund të mësoj gjuhën gjermane? Si mund të aplikoj për azil? Cfarë ndodh kur aplikoj? Cfarë dokumemtesh duhet të sjell?  janë disa prej pyetjeve që nxjerr në pah Klein.

Aplikacioni i jep refugjatëve informacione të të gjitha llojeve, si ligji gjerman apo ku duhet të marrin ushqim. Qëllimi është që informacioni të bëhet i aksesueshëm për të ardhurit e rinj, të cilët nuk janë familjar me zakonet e vendit.

Ahmet Mohammed, një 25 vjecar nga Aleppo thotë se është një aplikim shumë i mirë,që ka shumë informacione për refugjatët, për t’u njohur  dhe për t’u përshtatur me jetën në Gjermani.

Redaksia online
(shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit