"Ylli Rozë" shitet për 83 milionë dollarë

Një diamant i njohur si Ylli Rozë, u shit për 83 milionë dollarë në një ankand në Gjenevë, duke vendosur një rekord për çmimin e një guri të çmuar.

Diamanti ka gjatësi 2.69 cm dhe 2.06 cm gjerësi dhe është i vendosur në një unazë.

Ylli Rozë iu shit Isaac wolf, një prerësi diamantesh shumë i njohur në Neë York, i cili i vuri një emër të ri, Ëndërra Rozë.

Por çmimi real i diamantit është vetëm 74 milionë dollarë, pasi 9 milionë ishte komisioni i shoqërisë Sotheby. 

Rekordi i mëparshëm i përkiste diamantit Graff Rozë i cili u shit tre vite më parë për 46.2 milionë dollarë.

Pasi ankandi mbaroi, Sotheby vendosi në sfond këngën e njohur të filmit “Pantera Rozë”.

Ylli Rozë u gjet gjatë gërmimeve në një minierë nga De Beers në Afrikë, në vitin 1999, por nuk thuhet se në kë shtet. U deshën plot dy vite për ta prerë dhe rafinuar diamantin, i cili ishte 132.5 karat para se të punohej. Pas përfundimit të procesit të prerjes, Ylli Rozë ishte vetëm 59.60 karat, më shumë se dyfishi i përmasave të diamantit të dytë të të njëjtit lloj.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune