TIRANE - Një ditë pas krijimit të taks forcës për ndalimin e të gjitha pikave që trgtojnë mishra dhe nën produkte të tij jashtë standardeve, kjo është pamja që na oron zona pranë Zogut të Zi, në hyrje të “Rrugës së Durrësit”. Këtu shërbehen produket mishi të pjekura të cilat qëndrojnë gjatë gjithë ditës të varura buzë trotuarit për tu shërbyer më pas po në trotuar.
Këto produkte që tregtohen këtu janë totalisht jashtë çdo standardi higjeno- sanitar, pasi janë gjatë gjithë ditës nën ekspozimin e pluhurave dhe papastërtive që vijnë nga rruga. Konsumimi i këtyre produkteve përbën një rrëzik të madh sëmundjesh dhe virusesh për konsumatorin. Me gjithë aksionet dhe masat e marra herë pas herë për mbylljen e thertoreve që tregtojnë mish dhe nënprodukte të mishit jashtë kushteve dhe standardeve të lejuara, disa prej tyre vazhdojnë të rihapen për të vazhduar sërish biznesin e tyre qoftë edhe në trotuare.
Këtu jemi përballë dy abuzimeve përballë të cilave autoritetet mbyllin sytë. Së pari është tregtimi i këtyre produkteve në qiell të hapur dhe së dyti këto biznese po pushtojnë trotuaret dhe hapsirat publike për ti kthyer në shërbim të biznesit të tyre për përfitime ekonomike. Ky konstatim vjen nga Shqiptarja.com vetëm një ditë pasi Ministria e Bujqësisë vendosi për krijimin e një taks force që synon pezullimin e të gjitha pikave që tregtojnë produkte mishi në kushte jo standarde.
Kjo është bërë e mundur nga Ministri i Bujqësisë, Zhvilimit rural dhe Administrimit të ujrave në një mbledhje urgjente për fillimin e aksionit për normalizimin dhe funksionimin e trgtimit të kafshëve të gjalla dhe të therura, duke respektuar vetëm normat që garantojnë shëndetin dhe sigurinë ushqimore të konsumatorit.
Shkrimi u publikua sot(06.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com