Qëndrimin e Kryeministrit Rama për dhunën në protestë, Sali Berisha e quan një monolog vulgar që nuk kthen stabilitetin dhe normalitetin në vend. Për kreun e opozitës e vetmja zgjidhje është dorëheqja e Ramës. Berisha thotë se Kryeministri fantazon kur flet për dron me eksploziv apo forca të huaja që nxisin protestat.
"Unë sot dua të ndalem pak në monologun vulgar të Padrinos së vendit dhe theksoj: Edi Rama jep dorëheqjen, çdo cak është kaluar, çdo vijë e kuqe është shkelur.
Fjalimet nga zyra nuk e kthejnë dot stabilitetin në vend.
Videot në 6 të mëngjesit ku ti vjell vrerin e zi nuk qetësojnë dot situatën alarmante ku ndodhet Shqipëria prej një javë.
Dokrrat me armiq të brendshëm dhe të jashtëm i ke trashëgimi gjenetike nga etërit e tu mizorë.
Filmat fantazi me dronë dhe eksplozivë janë një përpjekje e dëshpëruar e jotja, ose mbase një përpjekje që tani që të erdhi fundi për të zhdukur gjurmët e vjedhjes së madhe të dhjetëra milionëve euro në grehinën në oborr të kryeministrisë.
Ka vetëm një zgjidhje për të rikthyer normalitetin në këtë vend dhe e kanë shprehur me qartësi si kristali ata dhjetëra mijëra studentë e gjimnazistë këto ditë të protestës së tyre heroike.
Ajo zgjidhje është: Rama jep dorëheqjen" tha Berisha.
-
Ishalla Zoti ta merr hakun te soji yt
Përgjigju -
Po ky qenka me pleh se sa mendonim.
Përgjigju -
Sali, mbas vdekjes do vuash pasojat e mekateve, due s’do kete pasuri ose ndjekes trushplare qe te te shpetojne.
Përgjigju







Komente
Komento