TIRANE - Protesta e paralajmëruar e Partisë Demokratike do të përballet nesër me një kundërprotestë të organizuar nga një grup qytetarësh të pavarur politikisht.

Ata do të protestojnë nesër në orën 13:00 para Kuvendit për situatën e tensionuar së fundmi në vend.

Gresa Hasa organizator e e kësaj proteste thekson në njoftimin e protestës se kjo është një protestë pa ngjyrime politike dhe se nuk do të lejojë asnjë militant të asnjë force politike që ti bashkëngjitet kësaj proteste qytetare.

Qëllimi i kësaj proteste sipas Hasës është që të tregojnë se si protestohet qytetarisht.
 
Më poshtë njoftimi i plotë për protestën e nesërme
 
Nesër, ditën e enjte datë 19 mars 2015, një grumbull qytetarësh të pavarur politikisht, të cilët nuk bëjnë pjesë në asnjë parti politike, organizatë qeveritare dhe joqeveritare, do të mblidhen në ora 13.00 përpara godinës së Parlamentit për të protestuar në lidhje me gjendjen e tensionuar në vend së fundmi, si dhe për të treguar se si një protestë e vërtetë qytetare duket...një protestë ku nuk pranohen militantë partish dhe figura politike. 

Eshtë shumë e rëndësishme për ne të theksohet në media protesta qytetare si e këtillë, PA ngjyresa politike. Ne dëshirojmë të tregojmë që qytetarët mund të organizohen vetë...PA britmat e njërës parti apo tjetrës...pse është e rëndësishme që populli të tregojë rolin që ai mbart në raport me politikën dhe politikanët. Janë ATA në shërbimin tonë, jo NE në shërbim të tyre. 

ORGANIZATORET E KESAJ PROTESTE NUK E SUPORTOJNE PROTESTEN E PARTISE DEMOKRATIKE NESER. ORGANIZATORET E KESAJ PROTESTE NUK SUPORTOJNE ASNJE PREJ FIGURAVE POLITIKE NE VEND! 

Kjo protestë organizohet nga Gresa Hasa, studente në vitin e fundit Bachelor në degën e Shkencave Politike në Tiranë. 

Bashkëpunimi i medias me qytetarët është shprehi demokracie. Bashkëpunimi i medias me politikën (pavarësisht ngjyrave të kësaj të fundit) është shprehi antidemokratike. 

Ju faleminderit! 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)