Qytetarët dhe bizneset, Tatimet publikojnë listën: Ja dokumentet që tashmë dorëzohen online

Qytetarët dhe bizneset, Tatimet publikojnë listën: Ja dokumentet që tashmë dorëzohen online

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se qytetarët dhe bizneset nuk do të duhet të paraqiten më pranë zyrave të administratës publike për të dorëzuar një sërë dokumentesh. Tatimet theksojnë se në kuadër të reformës së deregulimit, si një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike, bën me dijë se dokumentet e mëposhtme, tashmë do të merren vetëm përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.

Dokumentet që nuk duhet të dorëzohen më në zyrat e administratës publike

Qytetarët      
Certifikatë familjare
Certifikatë personale
Certifikatë nga akti i martesës
Certifikatë nga akti i vdekjes
Certifikatë nga akti i lindjes
Karta e shëndetit
Vërtetim për lejen e drejtimit të automjetit
Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit
Vërtetim si punëkërkues i papunë
Vërtetim pensioni
Vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi
Vërtetim për pagesën e kontributeve për individin
Konfirmim i gjendjes aktive të mjetit
Çdo dokument tjetër që e disponon vetë shteti

Biznesi
Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti
Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
Vërtetim për pagesë detyrimesh
Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
Ekstrakt i thjeshtë
Ekstrakt historik
Vërtetim për regjistrimin e investitorit
Certifikatë regjistrimi
Çdo dokument tjetër që e disponon vetë shteti

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda