Shëtitorja e Sarandës/ Qytetarët protestë, i moshuari shtrihet para kamionit: Mos prekni plazhin! Bashkia: Do kthehet në identitet (VIDEO)

Qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile janë mbledhur sot përpara plazhit të Çentralit në Sarandë për të kundërshtuar punimet që po bëhen aty, madje njëri prej tyre doli në rrugë duke u shtrirë para kamionit për të bllokuar punimet. Prej disa ditësh një firmë ka nisur punimet në plazh duke e sjell atë në nivelin e shëtitores. Protestuesit kundërshtojnë hedhjen e zhavorrit në plazhit historik të sarandjotëve. Ky plazh është bombarduar me inerte në vitet e fundit ndërsa kryetari i bashkisë Adrian Gurma sqaroi ditën e djeshme se punimet aty do të shërbejnë vetëm për të ndërtuar kantierin e punime, por kjo nuk i ka bindur qytetarët të cilët janë të vendosur në mbrojtjen e plazhit. Me thirrjet “mos ma prek Centralin”, qytetarët kanë qëndruar për një orë përpara plazhit. Prej ditësh kanë nisur peticionet online , kurse ditën e hënë ata kanë premtuar një tjetër protestë para Bashkisë Sarandë.

Jemi mbledhur sot për një çështje jashtëzakonisht skandaloze që po ndodh në qytetin tonë. Këtu po bëhen gjëra të cilat janë projektuar dhe ndërtuar në dhoma të fshehta. Janë projektuar natën dhe duan që populli t’i shikojë. Këtu nuk po shohim asnjë përfaqësues që t’i shpjegojë popullit se çfarë do të bëhet. Unë kam lindur në këtë qytet dhe jam rritur në këtë qytet. Nuk jam larguar asnjë ditë. Ka qytetarë që janë më të indinjuar sesa unë. Po të shikojnë këtë gjendje që po bëhet pa informim do të çuditeshin se çfarë po bëhet. Këtu po na thonë ca emra Lungomare. Ne nuk e njohim me këtë emër. Ne kemi fjalë shumë të bukura. I themi shëtitore në anë të detit. Këto që na thonë këto fjalë shumë të mëdha po punë shumë të vogëla nuk i takojnë këtij vendi. Ju lutemi shumë që të mos skandalizohemi, të mos përdorim metoda të tjera të dhunshme i njoftoni ata që të informojnë popullin.”-shprehet një prej protestuesve.

VIDEO/Protesta e qytetarëve

Nga ana tjetër, një tjetër qytetarët thotë se në Sarandë po bëhet një masakër urbanistike. “Unë si qytetar dhe artist i Sarandës interesohem dhe kërkoj transparencën sesi do të vazhdojë kjo punë. Në Sarandë po bëhet një masakër urbanistike. Duke filluar që nga pllakat e qytetit të vjetër. Janë prishur të gjitha trampolinat dhe historiku i Sarandës. Na kanë vendosur edhe një kalë troje që pengon qytetarët për të parë detin.”-thekson ai.  

Qytetarët shprehen se nuk janë kundër zhvillimit, por nuk do të tolerojnë që prishet kjo zonë e plazhit. “Ne nuk jemi kundër zhvillimit. Kërkojmë zhvillim. Por kërkojmë që bulevardi të zgjatet drejt kanalit të Çukes. Jo kjo pjesë e pakët e mekët e plazhit të futet në rikonstruksion 2 vjet dhe ne të mbesim pa sezon turistik. Ne nuk do ta tolerojmë që një gjë e tillë të të ndodhi  brenda qytetit të Sarandës.  Njëherësh ky plazh tradicional që sarandjotët kanë mësuar deh lidhin historinë e tyre aktualisht janë duke e marrë dhe po hedhin baza deh këto që janë këtu po na thonë do të kthehet në identitet. Ne e besojmë bashkinë Sarandë, pjesë e tij duam që të jemi edhe ne, por kjo gjë nuk mund të vazhdoje. Nuk mund të kthehet më në identitet.”-thotë qytetari.

Disa prej tyre janë të shqetësuar edhe për fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, të cilët nuk kanë ku të rrinë. “Fëmijët e vegjël dhe të moshuarit ku do të shkojnë. Këtu ata vijnë në behar.”-deklaron qytetarja. Lidhur me këtë shqetësim të qytetarëve të Sarandës, një ditë më parë reagoi edhe kreu i Bashkisë, Adrian Gurma. “Është bërë një furtunë mediatike tashmë. Plazhi i Centralit do të rikthehet në identitet me përfundimin e punimeve.”, -tha kryetari i Bashkisë.

Protesta e qytetarit para kamionit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beluli: 09/11/2019 18:24

    Per cfar masakre flasin keta idjote, Saranda eshte masakruar keto 30 vjet duke u mbushur me ndertime pa kriter....

    Përgjigju
  • ERP: 09/11/2019 15:36

    Shume mire po e ben. Cfare plazhi eshte ai. Saranda ka plot vende te tjera per plazh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”