SHKODER – Dimri i këtij viti ka risjellë orët e gjata pa energji elektrike edhe në qytetin e Shkodrës. Në të gjithë qytetin janë rikthyer mungesat sistematike të energjisë elektrike. Energjia po ndërpritet pothuajse çdo ditë në lagje të ndryshme të qytetit për shkak të defekteve të ndryshme pranë kabinave elektrike.
Pothuajse gjysma e Unazës Perëndimore të qytetit të Shkodrës ka mbetur në errësirë totale. Akoma nuk dihen arsyet e këtij terri, ku një pjesë e ndriçuesve të rrugës funksionojnë, ndërsa pak metra më tej, pjesa tjetër janë tërësisht të fikur.
Frika më e madhe ekziston tek banorët e zonës, të cilëve u duhet të përshkojnë këtë segment natën. Ata shprehen tw shqetwsuar pasi mund të bien pre e vjedhjeve apo nga një pakujdesi e vogël të përfundojnë brenda pusetave të hapura, që në këtë rrugë janë pa kursim.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit probleme me energjinë elektrike ka patur në lagjen “3 Heronjtë”, pranë “Ish-stacionit të trenit”, pranë Unazës Perëndimore, në Tophanë, në lagjen “Vojo Kushi” si dhe në Dërgut. Gjithashtu kufizime të energjisë ka edhe në lagjet periferike të qytetit të Shkodres.
Në këto zona energjia ikën herë gjithë natën e herë të tjera gjithë ditën ndërsa banorët i bëjnë apel ÇEZ-it dhe institucioneve të tjera për stabilizim të situatës pasi me temperatura gati nën zero qëndrimi pa energji është i papërballueshëm.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com