Edukimi për cilësinë dhe sigurinë ushqimore nuk ka munguar megjithatë edhe pse në vitin 2017 sërish mund të gjejmë tregje të cilat tregtojnë produktet e tyre jashtë higjienës dhe standardeve.
Siguria ushqimore nuk është vetëm përgjegjësi e instancave përgjegjëse. Së pari duhet të jetë një kërkesë e përsëritur personale për një mënyrë më të mirë ushqimi si dhe kontrolli personal të vazhdueshëm.
Vetë qytetarët shprehen se bëjnë përpjekjet e tyre, jo vetëm ndaj etiketave të produkteve, por kryesisht edhe ndaj produkteve të bulmetit që shiten në rrugë dhe jashtë standardeve të higjienës.
Qytetarët të pyetur nëse tregojnë kujdes për sigurinë ushqimore përgjigjen:
“Patjetër, shikoj etiketat e skadencës, për mendimin tim bulmeti mes rrugës nuk është fare i rregullt nga ana higjienike. I zbuluar, pluhurat. Dikush i pandërgjegjshëm edhe mund të pështyjë, gjëja që kam më shumë merak në fakt”.
“Patjetër që bëjmë kujdes, por tani varet se sa kujdes që bëjnë supermarketet që ndërrojnë ato etiketat. Tregjet i kemi në rregull këtu, po varet nga fshatari, duhet ta mendosh kur ta marrësh te fshatari. Bulmeti në mes të rrugës nuk duhet të shitet. I rrezikshëm, sepse qumështi çdo 6 orë prishet. Këta i mbajnë që në mëngjes deri në drekë, si është e mundur, çfarë i hedhin brenda”?
“Patjetër që mundohemi që t’i shohim që të jenë sa më të freskëta se për gjë tjetër është jashtë mundësive. Gabimi më i madh është i atyre që e blejnë sesa e atyre që e shesin se ata fundja dhe detyrohen ta nxjerrin në treg, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos e marrim atë”.
“Ne i marrim i shikojmë datën e skandencës”.
"Të gjitha produktet ushqimore që marrim duhet të jenë të certifikuara, në të gjithë botën kështu është”.
Për sa kohë që qytetarët për arsye nga më të ndryshmet do të vazhdojnë të blejnë produkte ushqimore në kushte të tilla, pra të gjejnë bulmetin, mishin, peshkun në rrugë dhe jashtë kushteve të higjienës edhe tregtarët do të vazhdojnë t’i shesin po në këtë mënyrë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO