Qytetari në 75-vjetorin e tij i dhuron 3 pemë kryeqytetit, Veliaj: T'í bashkohemi nismës

Prej shumë vitesh, Ilia Duka dhe bashkëshortja e tij, Maria, e kanë kthyer në një traditë të bukur shëtitjen në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Në 75-vjetorin e lindjes, vajza e tij, Blerina, vendosi që ta përjetësojë këtë kujtim me mbjelljen e tre fidanëve në një nga shtigjet ku Ilia dhe Maria shëtisin çdo ditë.

Surprizës së bukur iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Jam shumë i lumtur që e nisëm ditën mbarë me një surprizë për mikun tonë, Ilia, që është një djalë i ri, por me letra sot ka 75-vjetorin. Jam shumë i lumtur që Blerina dhe Maria, dy vajzat e shtëpisë, organizuan këtë surprizë. Nuk besoj se kishte mënyrë më të mirë se kjo për t’i dhuruar tre pemë parkut tonë, në një rrugë të cilën Ilia dhe Maria e përshkojnë çdo ditë në ajër të pastër.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

Ai u shpreh se kjo zonë është pastruar nga të gjitha ndërtimet pa leje që kishin zaptuar territorin dhe nënvizoi se pavarësisht se ishte një vendim i vështirë, falë kësaj nisme, Parku i Liqenit është më i bukur e shfrytëzohet nga të gjithë.

Unë e mbaj mend si ka qenë ky territor: komplet i zaptuar, me ndërtime pa leje, me shkatërrime dhe degradim. Ishte vendim i vështirë, u desh të prishnim disa struktura, por ja ku jemi sot! Vendi është më i bukur dhe shijohet nga të gjithë, nga 1 milionë banorë, jo vetëm nga 2-3 që kishin zaptuar hapësirën këtu. Sot jam shumë mirënjohës sepse në fund të ditës pemët që kam përballë dhe pemët që kemi mbrapa janë mbjellë nga njerëz të thjeshtë, jo nga kompani, por ashtu siç i vajti mendja Blerinës për të kujtuar ditëlindjen e babait duke mbjellë tre pemë. Ky qytet është sukses i njerëzve të thjeshtë. 

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

Teksa e cilësoi lëvizjen një sukses që i jep dobishmëri qytetit Veliaj ftoi të gjithë bashkëqytetarët tí bashkohen këtij shembulli të mirë Besoj se Tirana ka shumë banorë të mirë, por ka ardhur koha që të jemi edhe qytetarë të mirë, të bëjmë më shumë se sa vetëm minimumin. Jam shumë i lumtur që familja e bukur dhe e mirë e Ilias, Marias dhe Blerinës , qytetarë të mrekullueshëm dhe për këta qytetarë, unë jam sot pafundësisht mirënjohës, tha Veliaj.

Erion Veliaj, në ditëlindjen e të moshuarit me  75-vjeçarin dhe vajzën e tij 

Prej tre vitesh, që kur ka nisur fushata për mbjelljen e pemëve, kryeqytetasit janë sensibilizuar duke u bërë fëmijëve apo prindërve të tyre dhurata të veçanta si mbjellja e një peme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor