Qytetarët i ‘zbulojnë’ armën në shtëpi 50-vjeçarit nga Kamza, i vihen prangat

Qytetarët i ‘zbulojnë’ armën në shtëpi 50-vjeçarit nga Kamza, i vihen prangat

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 50-vjeçar nga Kamza, pasi i është gjetur një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje.

Blutë sqarojnë se i arrestuari është 50-vjeçari me iniciale I. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga policia, është sekuestruar një armë armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje falë bashkëpunimit me qytetarët.

Finalizohet operacioni "Paskuqani".

Vihet në pranga një 50-vjeçar.

Sekeustrohet një armë zjarri dhe 14 fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, Kamëz, në kuadër të kontrolleve  për kapjen e perosnave në kërkim, apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, pas informacionit të marrë se në Paskuqan 1, një 50-vjeçar mbante armë në banesë , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Paskuqani".

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-I. D.,  50 vjeç, banues në Paskuqan 1 Kamëz Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu