Qytetarët kanë frikë nga përroi i Laçit, rrezikohen përmbytje: Ndihemi të pasigurtë, vetëm zoti në qiell e di hallin tonë

Nisja e stinës së reshjeve ka shtuar frikën e përmbytjeve te banorët e Laçit që jetojnë pranë përroit që ndër vite ka marrë jetë njerëzish. Ato kërkojnë që autoritetet të ndërhyjnë në pritat mbrojtëse pasi rreziku është mjaft evident teksa kalojnë aty çdo ditë për të shkuar në pazar.

Tre persona kanë humbur jetën gjatë viteve të fundit, ndërsa rreziku është sërish evident. Përroi që përshkon mes përmes qytetin e Laçit vijon të mbetet kërcënim për banoret e Kurbinit. Dëmtimi i pritave malore dhe ndërtimet pa kriter bën që uji të vërshoj në mënyre të menjëhershme kur ka reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje në qytet dhe periferi. Nisja e stinës së reshjeve ka shtuar friken tek banorët të cilët thonë se në këtë situatë ndihen të pasigurte për pronën dhe jetën e tyre.

Problem është se kur ka shira të shumta sjell komplet llaç. Këtu e ka marrë makina burrë e grua dhe e ka përmbyt”, tha një banor.  “Sa dëme na ka sjellë ky përrua vetëm zoti në qiell e di. Sa herë fryhet përmbytemi. Duke qëndruar me thasë rërë para shtëpisë. Shteti duhet të ndërhyje. Ka devijuar përroi”, u shpreh një tjetër.

Ky përrua që kalon mes pazari ka hëngër dhe koka njerëzish. Shumë rrezikshmëri. Lënë në mëshirë të fatit. Rreziku është shumë i madh”, tregoi një banor i Laçit. “Erdhën vjet e pastruan njëherë dhe e lanë sakat. Shumë frikë, shumë rrezik”, rrëfeu një tjetër. 

Burime nga Bashkia e Kurbinit bëjnë me dije se projekti i rehabilitimit të përroit është gati prej vitesh, por kërkohet mbështetja e qeverisë për implementimin e tij, pasi vlera e investimit është e papërballueshme nga njësia vendore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nazmiu: 11/10/2020 19:14

    Nuk ja ka fajin as shiu as zoti,,jeni pisa se ndertoni ngjitur me perroin kur duhet te largoheni 50 m larg perroit..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan