Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Lezhë bashkimi i akrepave të orës që lajmëruan ardhjen e Vitit të Ri u prit me një atmosferë të gëzueshme. Qindra qytetarë sfiduan temperaturat e ulëta dhe mbushën rrugët dhe sheshin kryesor të qytetit, duke u bërë pjesë e festimeve. Për disa minuta, qielli u ndriçua nga magjia e fishekzjarrëve të shumtë, të cilët u hodhën në mënyrë të organizuar nga Bashkia.

E gjithë atmosfera festive u monitorua nga forca të shumta policie, të cilët ishin vënë në gadishmëri. Herë pas here ata ndërhynin për normalizimin e qarkullimit, pasi fluksi i lartë i automjeteve krijoi një trafik të rënduar. Sipas raportimeve, nata e ndërrimit të viteve ka kaluar e qetë dhe pa incidente.


Lajmi kryesor:

Viti i Ri 2026 troket në Shqipëri! Ndriçohet qielli i qyteteve nga spektakli i fishekzjarrëve (VIDEO)