Qytetarët në prag të Vitit të Ri: Me gjithë këto masa shumë i çuditshëm më duket ky fundvit, do e festojmë vetëm me familjen! S’do mungojë gjeli dhe bakllavaja

TIRANË- Nata e ndërritmit të viteve nuk do të jetë e njëjtë këtë vit. Për herë të parë pas shumë vitesh  për shkak të pandemisë së COVID-19 do të ndryshojnë traditat e festimit plot me miq e familjarë. Pavarësisht masave kufizuese, e vështirësisve që ka pasur ky vit, sërish në familjet shqiptare si pjesë e pandryshueshme e traditës, do të jetë në tavolinë gjeli i detit dhe bakllavaja.

“Po me familjen në shtëpi për shkak të situatës. Kjo situatë e vështirë sivjet do ta bëjmë pak më ndryshe, jo atmosfera festive sic është tradita jonë me të afërmit tanë dhe me shumë gëzime, me shumë aktivitete. Edhe sivjet jemi munduar, unë e kam bërë bakllavanë edhe tani do marrim një gjel deti, edhe ato pijet e këto. Ky vit ndryshon për shkak të mos pranisë së njerëzve tanë të dashur, kjo është thjeshtë izolimi brenda familjeve tona”, thotë një qytetar.

Si do ta kaloni festat e fundvitit?
-Në familje. Është pak e vështirë kjo pjesa e pandemisë ngaqë jemi mësuar që në orën 12 dalim në ndonjë club ose mblidhemi me miqtë, kjo është pak e trishtueshme kurse pjesa tjetër është normale.


-Vetëm familja, vizitat janë të ndaluara, thjeshtë në familje kaq. Si nga Korca që jemi tradicionale bakllavanë kemi, gjelat e detit e këto.

-Natën e Vitit të Ri do e kalojmë në shtëpi. Kemi bërë gati gjelin e detit.

Si ju duket ky fundvit duke marrë parasysh situatën e pandemisë?

-Me gjithë këto masa shumë e cuditshme do të thoja.

-Do e kalojmë me familjet tona. Përpiqemi që ta mbajmë atmosferën.

-Në shtëpi për shkak të pandemisë, pandemia ka vështirësuar gjithcka, gjithsesi urojmë që të na iki sa më shpëjtë, të na vij vaksina, t'i kthehemi normalitetit dhe të jetojmë, cfarë të bëjmë-u shprehën disa qytetarë.

Këtë vit të ri, ekspertët e shëndetësisë bëjnë thirrje që ta presim vetëm me familjen e ngushtë për të shmangur sa më shumë grumbullimet si masë parandaluese e përhpapjes së virusit. Ndërsa kërkohet që të zbatohet ky rregull gjatë natës, ajo çka bie në sy është se gjatë ditës, lokalet në kryeqytet janë të mbushura plot me qytetarë në shoqërinë e njëri tjetrit, duke festuar kështu dhe ditët e fundit të mbetura nga viti 2020.

Padyshim që 2020-ta  do mbetet në memorien e cdokujt, si një vit i vështirë, me humbje dhe dhimbje, por shpresa dhe urimi i qytetarëve është për një vit të ri të mbarë, me shëndet dhe pa COVID.

“Uroj që të kenë jetë shëndet dhe viti që vjen mos ta kemi më të pranishme coronën”.

“Ti zejë gëzuar të gjithë dhe ishalla ky vit të jetë pa këto që kaluam sivjet, pandeminë, pa sëmundje dhe të jemi të qetë”.

“Të jemi mirë, të na gjeje viti tjetër sa më mirë”.

“Uroj që ta kalojnë të gjithë fëmijët edhe me familjarët e tyre, këtë vit të gëzueshëm!-uruan disa qytetarë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja