Qytetarët, peticion Ramës kundër
"Bankers Petroleum": Të hetohet!

Qytetarët, peticion Ramës kundër<br />
FIER - Lëvizja qytetare “Bankers Out” filloi sot nga Zharza firmosjen e një peticioni, i cili synon të mbledhë 15.000 firma të atyre, të cilët besojnë se kompania e naftës “Bankers Petroleum” është duke abuzuar me pasurinë kombëtare dhe në vend të përfitimeve po u bie qytetarëve të zonës dhe atyre të Fierit fatkeqësi.

Peticioni do t’i drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknurit. Ky peticion do të shoqërohet edhe me veprime të tjera kundër aktivitetit të Bankers, i cili shkakton dëme për banorët.

Gjatë fillimit të nënshkrimit të peticionit sot në Zharëz, një nga drejtuesit e fushatës, Enea Ajasllari tha: “Sot kemi filluar një veprim konkret, i cili kërkon mbështetjen e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Zharzës, por të gjithë Fierit e të gjithë Shqipërisë. Jemi këtu për të nisur firmosjen e peticionit, të cilin do e çojmë në çdo fshat, lagje e qytet të Fierit”.

Bankers out
(Në foto: Gjatë nënshkrimit të peticionit të Bankers Out sot në Zharrë).

Ai theksoi se “lëvizja jonë nuk është politike, as ekonomike po një lëvizje e pastër qytetare. Kërkesat tona janë shumë të thjeshta dhe të lehta për t’u plotësuar: Të pezullohen operacionet hidrokarbure të Bankers deri në hetimin e plotë dhe të paanshëm të aktivitetit të tyre".

"Ky është vendburimi më i madh i naftës në Europë. Njerëzit këtu përreth duhet të ishin të kënaqur e të jetonin mirë. Qeveria duhet të përfitonte taksa të majme e për rrjedhojë rrugë, shkolla etj duhet të ndërtoheshin nga ky vendburim. Realitetin e shikoni vetë, këtu nuk ka njerëz të lumtur, shtëpitë po shkatërrohen nga lëkundjet, shteti nuk mbledh asnjë qindarkë dhe ambjenti po shkatërrohet. Vetëm ata që menaxhojnë Bankers janë të lumtur".

Ky peticion do të shëtisë kudo e më pas do të ndalojë në dyert e qeverisë, e cila me sa duket ka edhe sy, edhe veshë, më në fund. Përfaqësuesit e fushatës janë takuar edhe me ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, i cili u dha garancitë e tij se do të fillojë hetimi sa më parë.

bankers out
(Në foto: Gjatë nënshkrimit të peticionit të Bankers Out sot në Zharrë).
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime