TIRANË- Një grup qytetarësh kanë organizuar ditën e sotme një protestë në sheshin "Skëndërbej" kundër masave të qeverisë. Ato e quajnë "diktaturë" masat kufizuesë, pasi sipas tyre tani më nuk ekziston rreziku i koronavirusi. Ato kërkojnë hapjen e plotë të vendit, me argumentin se po shkelen të drejtat e individit. Protesta ka qenë pa leje, kjo pasi janë të ndaluara me ligj grumbullimi i madh i njerëzve në një kohë kur vendi është në gjendje të fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit.

"Këta që u mblodhën 200 veta sot, nuk i komandoi njeri, janë të pashpirt. Janë 2 milionë të tjerë gati për pròtestë. Në këtë rast, këto u mblodhën për të protestuar kundër një diktature sepse diktatura nuk mund të zgjasë gjendja që quhet në të gjithë botën si diktaturë e ligjit. Po këtë ma shpjegon dot,  asnjë i vdekur këto dy javë. Përse parlamenti nuk gabon. Le të flasë Rama me doktorin më të madh gjerman që thotë që është mashtrim i madh, që është pándemi. E lamë që të kontrollojë 3 javë jetën tonë, por nuk mund të tallet.  Ne e kuptuam që nuk është pandemi dhe Shqipëria është e vecantë për shumë arsye”, tha Sazan Guri, ashtu si Monika Kryemadhi pak ditë më parë në Report Tv. 

Për këtë arsye ka ndërhyrë policia, ku ka pasur tension mes protestuesve dhe uniformave blu, të cilët nuk iu bindër urdhrit për t'u shpërndarë në shtëpi! Gazetari i Report Tv Merin Maçi bëri me dije se janë shoqëruar në Komisariat 6 persona. Organizimi i protestave është e ndaluar me ligj, në një kohë pandemie, që vendi po përjeton në këto momente. Sipas aktit normativ të hyrë në fuqi disa javë më parë, për masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit, kush organizon protesta, ndeshje apo konferenca 5 mln lekë gjobë