Edhe pse fund dhjetori dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm, duket se kjo gjë nuk përbën një problem për qytetarët e Vlorës.

Këtë të dielë disa prej tyre kanë zgjedhur jo vetëm të bëjnë një shëtitje në bregdet, por edhe të lahen në plazhin e Porto Novës.

Siç shihet nga pamjet e siguruara shihet se për ta temperaturat e ulëta dhe dallgët nuk bëjnë problem për të hyrë në det.

Porto Nova është një ndër plazhet më të bukur vetëm 15 km larg qytetit të Vlorës. I fshehur ndërmjet Zvërnecit dhe Lagunës së Nartës, ky është vendi ideal për të gjithë adhuruesit e natyrës.