TIRANE- Disa orë pas përfundimit të takimit me kryetarët e Gjykatës së Lartë vjen një tjetër denoncim i qytetarëve për raste të korrupsionit në drejtësi. Por qytetarët këtë herë denoncojnë me emër dhe mbiemër avokatin, dhe pjestarë të sistemit të drejtësisë, pasi për zotërinë nga Shkodra ky është një sistem familjarësh që favorizojnë njëri-tjetrin.
“Po s’pagove këtu nuk e kalon Dhomën e Këshillimit, kështu më është thënë nga avokati Mark Marku”, tha qytetari i ndodhur përballë sportelistes.
E pyetur lidhur me këtë fakt, sportelistja thotë se “për herë të parë po e shoh zotërinë, në sportelin tim ka ardhur tani”.
“Më datën 26 shtator është marrë vendimi gjë që duhet të kishte dalë në internet dhe ta shihte avokati, gjë që këta nuk e kanë zbardhjen e vendimit në internet”, vijoi qytetari.
E pyetur lidhur me akuzat se duhen 5 mln lekë për të kalaur në Dhomën e Këshillimit, sportelistja përgjigjet “As bëhet fjalë këtu te ne, sepse unë jam sportili numër 2, nuk ka lidhje me mua.
Ndërkaq qytetari vijon “Si mund të refuzohet në Dhomë Këshillimi pa kërkuar avokatin, pa kërkuar të akuzuarin. Është dënuar në shkodër dhe sipas dyshimeve të mia me një telefonatë nuk ma pranuan sepse të zyra e Apelit është e bija e atij Frederik Laloshit e cila është kancelare në Gjykatën e Apelit pra këto gjykata janë familjare për mua”.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com