Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme publikoi një postim të një qytetari dixhital, i cili thotë se kunati i kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj do të organizojë ceremoninë e tij të martesës ditën e nesërme në Kalanë e Arbanës.
“Lal Plehu mbi ligjet dhe udhëzimet e narkoshtetit! Për të tjerët ndalohen Dasma dhe martesat, Lal Plehu zgjedh Kalan e Arbanës për të martuar nesër kunatin. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Zoti Berisha,ai klyshi lali eri,marton nesër te kështjella konti në Arbanë kunatin e vet,dhe prandaj na bllokoi se zdo njerëz se i ka ndaluar dasmat po vet duan me bo kët, flm shpresoj ta publikosh tja plasim në fytyrë këtij shteti flliqësire, Rrespekte”, shkruan Berisha.
Por, nuk kaloi shumë dhe Berisha e fshiu postimin, duke kuptuar se Veliaj nuk ka kunat, pasi bashkeshortja e tij është vajzë e vetme.
Ndërkohë edhe portali i familjes Berisha e ka postuar menjëherë këtë “lajthitje dixhitale” me titullin “ Karantinë vetëm për qytetarët, kunati i Veliajt dasmë në kalanë e Arbanës”.
Hahahaha keee rrjeeeedhur
PërgjigjuO i shkreti ti o krimineli salhe si je katandis tsllen mileti me ty. Po gjaku dhe djersa e Shqiptarve të kan zën syt. Po prit se nuk dihet fundi jot. Je katandisur si karagjoz i falimentuar.
PërgjigjuSala eshte bere me keq se grate e keqia