FIER - Një qytetar nga Fieri denoncoi në polici dhunën që sipas tij është ushtruar nga zyrtarët në Zyrën e regjistrimit të pasurisë në këtë qytet.
Sulo Muskaj nga fshati Cakran është paraqitur në ZVRPP të Fierit për të marrë një vërtetim pronësie. Këtë dokument Muskaj ia ka kërkuar Valentina Dukës, Drejtoreshës së zyrës kadastrale e cila i ka shpjeguar se nuk mund ta marrë në këtë zyrë, por në prefekturë duke i hapur dosjen dhe shpjeguar procedurat. Gjatë debatit me tone të larta Sulo Muskaj i ka marrë dokumentet origjinale për t’i grisur dhe ky ka qenë momenti ku ka ndërhyrë shefi i burimeve njerëzore Hadër Cako i cili ndodhej në zyrën tjetër.
Sulo Muskaj thotë se u godit qëllimisht, ndërsa Hadër Cako shpjegon se gjithçka ka qenë aksidentale dhe se qytetari është përplasur te dera ndërsa linte zyrat e regjistrimit të Pasurisë
Ndërkohë ky konflikt që ka ndodhur në ambientet e ZVRPP në Fier ka përfunduar në duart e uniformave blu.

Shefi i burimeve njerëzore Hadër Cako
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO