Një qytetar i pranishëm në tubimin para Kryeministrisë, ka deklaruar mes lotësh se para se të nisnin protestat kundër investimit në Zvërnec, ai personalisht ishte ‘dorëzuar’.
“Isha dorëzuar personalisht, derisa rinia shqiptare erdhi këtu. Dhe unë i falënderoj përzemërisht që mua më ngritën nga gjumi, nga apatia, nga mosveprimi. U kërkoj falje që nuk kam mundur të jem këtu 2 ditë më parë, pasi nuk kam qenë në Shqipëri. Kur isha me miqtë e mi, nuk shkëmbeja dot as dy fjalë me ta, kur shihja nga ekrani protestën”, tha një qytetar në protestë.
Lajmi kryesor:
Protesta/ Pas kërkesave, Goxhaj në hije të podiumit! Kokaj: Grupi koordinator me 40 vetë, s’kemi lider! Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë











