LUSHNJE - Kryetari i komunës Ballgat në Lushnjë Shërbet Sharka është prangosur nga policia pasi në debat e sipër ka dhunuar me grushte një 62-vjeçar banor të zonës.
Konflikti mes kryekomunarit dhe të moshuarit Ramiz Hasalla ka ndodhur para portës hyrëse të komunës mbrëmjen e së enjtes ku debati verbal ka agravuar në përdorimin e dhunës. Si pasojë e goditjeve nga kryekomunari, 62-vjeçari ka marrë të rënda në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut dhe po merr mjekim në spitalin e Lushnjës.
Ky i fundit nga spitali ka rrëfyer për A1Report incidentin me kryekomunarin 43-vjeçar.

(Ramiz Hasalla)
“Prej kohësh jam në konflikt me komshinj për një pjesë toke dhe i kam kërkuar kryekomunarit ta zgjidhe, por ky i fundit ka vendosur që atë pjesë tokë t’ua njohë si pronë komshijve të mi të cilët i ka të afërm. Edhe mbrëmë shkova ta sqaroja këtë problem por filluam debatet verbale dhe ai më goditi më grusht në fytyrë, un humba kontrollin dhe rashë në tokë ku dëmtova kokën nga pas”, - ka rrëfyer 62-vjeçari.
Sherbet Sharka u zgjodh kryekomunar i komunës Ballagt në 2011 nën siglën e Partisë Demokratike.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO