Qytetet ku shpenzohet më shumë
Tirana e para, Lezha e dyta

Tirana është qyteti me shpenzimet më të larta familjare në Shqipëri, me një mesatare prej 81 mijë lekësh në muaj. Në vend të dytë renditet Lezha me nivel shpenzimesh prej 79 mijë lekësh në muaj, e pasuar nga Gjirokastra me 74 mijë lekë shpenzime për njësi familjare në muaj.

INSTAT ka publikuar anketën e buxhetit të familjeve për vitin 2015, sipas të cilit shpenzimet mesatare mujore për konsum në rang vendi vlerësohen të jenë 70.766 lekë.

Drejtoresha e INSTAT Delina Ibrahimaj, në një konferencë për shtyp tha se për këtë qëllim janë anketuar 7.335 familje të përbëra nga 4 persona.

Grupi “Ushqime dhe pije jo-alkoolike” mbetet elementi më i rëndësishëm në buxhetin familjar duke zënë 48,7 përqind të tij.

Shpenzimet për grupin “Veshje dhe këpucë”, zënë 4,9 përqind të buxhetit gjithsej. Grupi i shpenzimeve për banesën, i përfaqësuar nga shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla zë 10,3 përqind të totalit të buxhetit familjar. Arsimi është zëri të cilit familjet shqiptare I dedikojnë shpenzimet më të ulëta, duke zënë vetëm 2.1% të totalit. E ulët rezulton edhe kuota e shpenzimeve familjare për argëtim e kulturë, e cila zë 2.9% të totalit të shpenzimeve.

Anketa zbardh se Familjet e pasura shqiptare, që përbëjnë 10% të totalit, shpenzojnë dy herë më shumë se pjesa tjetër prej 90%. Familjet e pasura shpenzojnë mesatarisht 138 mijë lekë në muaj, ndërsa pjesa tjetër prej 90% shpenzojnë 63 mijë lekë në muaj.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre