Qyteti i gurtë plot me vizitorë këtë fundjavë, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Falë vaksinimit ky sezon turistik do të jetë më i lehtësuar

Qyteti i gurtë plot me vizitorë këtë fundjavë, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Falë vaksinimit ky sezon turistik do të jetë më i lehtësuar

Pamje nga Gjirokastra

Sezoni turistik ka trokitur dhe qytetarët kanë filluar të dynden në qytetet turistike të vendit tonë, siç është edhe Gjirokastra.

Kryetari i bashkisë Flamur Golemi bën me dije se këtë fundjavë Gjirokastra ka qenë plotë me vizitorë vendas. Këtë ai e quan si paralajmërim i asaj që do të ndodhë në vijim gjatë këtij sezoni.

Në një postim në Facebook, Golemi thotë se falë vaksinimit masiv ky sezon turistik do të jetë shumë më i lehtësuar se ai i vitit të shkuar dhe se më e keqja ka kaluar.

“Gjirokastra plot me vizitorë vendas këtë fundjavë, si paralajmërim i asaj që do të ndodhë gjatë këtij sezoni dhe më tutje. Vizioni ynë është për ta shndërruar qytetin dhe zonat përreth edhe në një destinacion fundjavash për ata që lëvizin brenda vendit. Po punojmë me projektin e sheshit të “Çerçizit” që do t’i shtohet Pazarit të restauruar si një tjetër xhevahir i trashëgimisë tonë kulturore dhe një hapësirë më shumë për t’u vizituar e bërë biznes. Rrjeti i ri i muzeve do të jetë gjithashtu një vlerë e shtuar e ofertës tonë turistike për vizitorët. Falë vaksinimit masiv ky sezon turistik do të jetë shumë më i lehtësuar se ai i vitit të shkuar. Më e keqja ka kaluar, më e mira është e gjitha përpara. Ju mirëpresim në Gjirokastër”, shkruan ai.

Gjirokastra është një qytet në jug të Shqipërisë, që në vitin 2005 është përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky qytet i gurtë njihet sepse është një qendër e zhvillimit të turizmit në trashëgiminë kulturore. Në rrugicat me kalldrëme janë tregjet tradicionale që presin kalimtarët për t’i kthyer prapa në kohë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola