Lushnja prej 5 ditësh probleme me furnizimin me ujë, banorët të irrituar! Flet emigranti: Erdha dje, sot do iki! Ujësjellësi: Po punojmë të shmangim katastrofën shëndetësore

Prej ditësh qyteti i Lushnjës nuk furnizohet normalisht me ujë nga Ujësjellësit. Firma që po bën rikonstruksionin e linjës së transmetimit nga burimet deri në depot e Virovës para disa ditësh zevendësoi tubin kryesor të furnizimit me ujë, por parametrat teknike nuk janë në nivelet e duhura ç'ka do të thotë se presioni nuk suportohet nga linja.

Për pasojë qyteti ishte furnizuar me ujë në orare të mangëta shpeshherë edhe për ditë të tëra. Në këto kushte abonentët qytetarë po furnizohen me ujë në mënyra alternative vetëm për të pirë pasi për nevojat e tjera nuk kanë mundësi furnizimi. Shumë qytetarë kanë ardhur për festa dhe nuk kanë gjetur uje ashtu si shumica e banorëve të Lushnjës ditët e fundit.

"Katër-pesë ditë pa ujë, si t'ja bëjmë. Do dalim mbrapa pallatit. Çfarë t'i bëjmë qeverisë? Dje erdha, sot do iki, nuk di gjë fare. Nuk kam gjetur ujë këtu kur erdha mbrëmë. Kisha qejf të rrija më shumë, por... Ka pesë ditë pa ujë"-shprehen disa nga banorët.

Sipas drejtuesve të Ujësjellësit dhe Bashkisë Lushnjë prej 24 ditësh po punohet që të bëhet i mundur furnizimi nga tubacioni i vjetër për të shmangur një katastrofë shëndetësore për qytetin.

Disa nga kompanitë e shpërndarjes së ujit të pijshëm sot kanë shpërndarë ujë pa pagesë për qytetarët e Lushnjës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ard: 27/12/2021 08:17

    Ujesjellesi i Lushnjes eshte nje bande hajdutesh te pa aft teknikisht,hajdut profesionist. Mos prisni uj nga keta.

    Përgjigju
  • Flori: 27/12/2021 01:50

    I Beni PUNET ME bythe,,,Beni Deposita POR nuk vendosni tuba te me vije uji me presion,,,...sic duket doni te vidhni...prokuroria te hetoje. ....

    Përgjigju
  • Iris: 27/12/2021 00:35

    /AIDA/,c'ju duhet juve uji?! Tani qe do keni satelite,beni dhe pa uje,nuk prish pune.

    Përgjigju
  • Ujë: 26/12/2021 21:01

    Presim Erjon Braçe-n të thotë sabotim nga Saliu. Ca presin më te ngrihen këta njerëz, Zoti e di.

    Përgjigju
  • Aida: 26/12/2021 20:15

    Shtet i deshtuar. Une jetoj ne nje qytet tjeter por kam vetem 90 minuta uje ne 24 ore. Ta mendosh qe po vjen viti 2022 dhe ne qender te Europes te jesh pa uje. Lideri suprem ka hallin e afganeve, jo te shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion